20-vjeçari që s’u puth kurrë nga një femër, ndez ‘America’s Got Talent’
28 qershor 2018
| 10:56
Joseph O’Brien dha një performancë të shkëlqyer në sezonin e fundit të ‘America’s Got Talent’. 20-vjeçari fitoi zemrat e gjyqtarëve dhe publikut me këngën e Lionel Richie ‘Hello’.
Para performancës, Joseph ka treguar se ai kurrë nuk ka qenë në një marrëdhënie dhe se kurrë nuk është puthur. “Nuk kam të dashur. Jam beqar”, ka thënë O’Brien.