20 vjet burgim mësueses në SHBA që kreu marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 13 vjeç
Mësuesja 28-vjeçare në SHBA, Brittany Zamora, nga Arizona, akuzohej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me adoleshentin 13-vjeçar disa herë në klasë, por edhe në mjedise të tjera.
Ajo u akuzua se i kishte kërkuar një nxënësi të bënte rojë te dera ndërsa ajo kryente marrëdhënie me djalin në klasë.
Ish-mësuesja i kërkoi falje familjes së viktimës, teksa i bënte thirrje jurisë dhe gjykatës që të tregoheshin të mëshirshëm, pasi ajo nuk ishte rrezik për shoqërinë dhe u betua se ka jetuar gjithnjë duke respektuar ligjin.
Lutjet nuk u morën parasysh nga familja, e cila e quajti “një hije të errët që duhej të mposhtej”.
Dënimi, që është minimumi për veprën e kryer nga 28 vjeçarja, ishte kulmimi i një rasti sensacional që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, raportoi gazeta “The Arizona Republic”.
Prindërit e djaloshit e zbuluan se e martuara Zamora po kryente marrëdhënie seksuale me djalin tyre pasi nisën t’ia monitoronin atij telefonin përmes një aplikacioni.
Zamora i mësonte fëmijët e klasave të 6-ta në shkollën “Las Brisas Academy” në Goodyear. Ajo u arrestua marsin e vitit 2018 dhe muajin e kaluar pranoi fajësinë ndaj akuzave për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur, për tentim keqpërdorimi të një fëmije dhe për mosbindje seksuale publike.
Në një rast, Zamora kishte kërkuar nga një 11 vjeçar, mik i 13 vjeçarit, që të bënte rojë gjatë marrëdhënies së tyre në klasë, raportoi më tej gazeta.
“Zonja Zamora i josh këta djem, fiton besimin e tyre dhe më pas i shfrytëzon ata krejtësisht për dëshirat e saja seksuale”, ka thënë nëna e djaloshit. “Ajo keqpërdori pozitën e saj të pushtetit për të keqpërdorur një fëmijë”.
“Ajo është pedofile që s’dallon nga një burrë nëse do të ishe i ulur në karrigen e saj”.
Nëna e 13 vjeçarit tha se e urren Zamoran për atë që ia ka bërë djalit të saj.