20 vjet nga beteja e Koshares

09 prill 2019 | 11:25

Sot shënohet 20-vjetori i betejës së Koshares, e cila është zhvilluar më 9 prill të vitit 1999.

Për nder të kësaj dite, familjarët dhe shumë qytetarë kanë nderuar të rënët duke bërë homazhe pranë tyre.

Kjo betejë është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket të UÇK-së.

Beteja është zhvilluar në kuadër të operacionit “Shigjeta” në Brigadën 138 në krye të së cilës ishte Agim Ramadani.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë i kishte hapur rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Për nder të dëshmorëve të kësaj beteje sot do të mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, ku do të marrin pjesë krerët më të lartë shtetëror. Ceremonia pritet të fillojë në ora 12:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë…