20 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit në Hagë

28 qershor 2021 | 10:36

Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor 2001 është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj 1999 u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Ai ishte ekstraduar me urdhrin e Qeverisë serbe. Millosheviq ishte arrestuar në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve.

Gjykimi i Millosheviqit në Hagë nisi më 12 shkurt 2002 dhe u ndërpre dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskulare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij ka filluar në fund të gushtit 2004.

Më 22 shkurt, Millosheviq deklaroi se nuk ishte më në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.

Më 11 mars 2006, në orën 9:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar…