20 vjet nga “Epopeja e Dukagjinit”
Sot bëhen 20 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.
Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.
Aktivitetet e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit” janë organizuar nga Komuna e Deçanit dhe kanë filluar më 22 mars, ndërsa sot bëhen Homazhe tek varret e dëshmorëve në Gllogjan, në orën 12:00 po në Gllogjan mbahet Akademia përkujtimore, kurse do të ketë edhe aktivitete sportive.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.