20 vjet nga masakra e Reçakut
15 janar 2019
| 08:28
Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.
Tani, kur bëhen 20 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.
Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga ora 09:00 deri në orën 10:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa më pas do të mbahet aktiviteti “Pëllumbat e paqes” mbi Reçak, kurse nga ora 11:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.