20 vjet nga rënia e heroit Sali Çekaj – ‘Veterani’
19 prill 2019
| 08:09
Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999.
Sot bëhen 20 vjet që nga rënia e heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Gjeneral Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999.
Për nder të komandantit Çekaj, sot në Prishtinë mbahet akademi përkujtimore.
Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj organizihet Akademia Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”. Akademia mbahet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë me fillim nga ora 12:00, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Haradinaj.