20 vjet nga vdekja e Komandant Plakut

21 mars 2025 | 23:23

Sot mbushen 20 vjet nga ndarja nga jeta e gjeneral Xheladin Gashi-Plakut.

Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plaku vdiq në vitin 2005, kurse në atë kohë ai ishte në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.

Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës. Ndërsa ish-presidentja Atifete Jahjaga e dekoroi me medaljen “Heroi i Kombit”.

Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku u lind më 25 maj 1946 në Bushat (Komoran). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse shkollimin e lartë në Universitetin e Shkupit, në Degën Biologji-Kimi.

Pas mbarimit të studimeve, ai filloi punën si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri” në Nekovc të Drenicës, ku më vonë ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Më pas, ai vazhdoi punën si pedagog në Bushat, të cilën e kreu gjithnjë paralel me veprimtarinë e tij patriotike ilegale.

Vdekja e gjeti në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar shkolla fillore në Komoran, ndërsa presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Speciales, këto ditë, ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit,…