200 euro gjobë për Hajdarin, deputeti i LDK-së: Roja e pyllit me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjobë prej 200 euro ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin, për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë.
Ai ka thënë se dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton.
“Roja e pyllit me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë! Ministrja e shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare, dënohet 200 euro. Kaq ka vlerë për ta një fëmijë, 200 euro. E këta të flasin për kapje të shtetit e të gjykatësve. Këta të flasin për korrupsion. Vet janë të korruptuar edhe shpirtërisht! Plagosin fëmijë, e gjykatësit e kapur i dënojnë 200 euro! Dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton! Jeni mbuluar kokë e këmbë në turp! Të pafytyrë!”, ka shkruar deputeti Mustafa në “Facebook”.