200 euro gjobë për personi që u parkua dje në gjelbërim
30 korrik 2020
| 19:16
Një person që është parkuar të mërkurën në një zonë të gjelbëruar në kryeqytet, është dënuar nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ai mbrëmë kishte bërë të ditur se do ta denonconte personin në fjalë për parkimin e jashtëligjshëm.
“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Eur.”
“Flm Bujar Abazi!”, shton ai duke i publikuar emrin qytetarit në fjalë.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160145987167166