200 familje me asistencë sociale në Skenderaj përfitojnë mish
Dyqind (200) familje nga Komuna e Skenderajt që shfrytëzojnë asistencën sociale, kanë qenë përfituese të ndihmës së radhës nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e cila udhëhiqet nga hoxha Halil Kastrati.
Falë ndihmës dhe mbështetjes së kësaj shoqate për familjet nevojtare të Skenderajt, të enjten në Qendrën për Punë Sociale u janë shpërndarë nga pesë kilogramë mish 200 familjeve që janë në listën e përfituesve të asistencës sociale.
Përfituesit janë shprehur të kënaqur me këtë ndihmë, duke e vlerësuar kontributin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Komunës së Skenderajt.
Me këtë rast, Komuna e Skenderajt ka falënderuar Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga hoxha Halil Kastrati, si dhe qumështoren “Drena” në Skenderaj me pronar Rrustem Rukolli, që ka ndihmuar transportin e mishit nga qyteti i Prizrenit deri në Skenderaj.
/Epoka e re/