200 familje me gjendje të rëndë ekonomike në Kaçanik ndihmon me pako ushqimore
03 maj 2021
| 16:42
Organizata “Islamic Relief” ka ndarë 200 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Kaçanik.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Diana Reka, ka falënderuar këtë organizatë si dhe Kryqin e Kuq, i cili që nga fillimi i pandemisë po merret me shpërndarjen e pakove në bashkëpunim me zyrtarët komunalë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani qytetarët e Kaçanikut janë ndihmuar me pako ushqimore nga donatorë e organizata të ndryshme.