200 persona marrin aftësim profesional si trajnerë brenda kompanive
Për arsimin dhe aftësimin profesional duhet përkrahje më e madhe. Kështu u tha në konferencën e organizuar sot nga organizata gjermane GIZ, me temën “Arsimi dhe aftësimi profesional”.
Në kuadër të kësaj konference u mbajt edhe paneli diskutimi dhe është bërë shpërndarja e certifikatave për 200 pjesëmarrësit e kualifikuar si trajnerë brenda kompanive.
Në emër të ambasadës gjermane në Kosovë, Anja Becky, ka deklaruar se i takon arsimit dhe aftësimit profesional Kosova, përkrahur nga GIZ, ka bërë disa përparime.
Sipas saj, kompanitë private në Kosovë kanë shprehur gatishmërinë që të investojnë në burimet e tyre sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional.
“Në fillim mbështetja gjermane është fokusuar duke dhënë pajisje, duke trajnuar drejtor dhe mësimdhënës, mirëpo në vitet e fundit kemi kaluar në bizneset private dhe kompanitë private që është kryesisht roli që institucionet private sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional. Kompanitë kosovare janë të gatshme dhe dëshira e kompanive private që investojnë burimet e tyre në sektorin privat dhe kjo po duket e qartë ku 200 kompani në trajnim dhe 234 në sektorët e përgjithshëm në Kosovë janë duke u certifikuar që janë trajnuar nga projekti i GIZ. 20 instruktorë janë trajnuar edhe në sektorin e ndërtimit, këto kompani jo vetëm që kanë dëshiruar, mirëpo janë edhe të pajisura me trajner adekuat”, është shprehur Becky.
Ndërsa, Valbona Fetiu-Mjeku nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka thënë se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme nga institucionet përgjegjëse për arsimin dhe aftësimin profesional.
Ajo i’u bëri thirrje bizneseve vendore që nxënësve të certifikuar në arsimin dhe aftësimin profesional t’u japin më shumë hapësirë në bizneset e tyre. “Edhe pas gjithë këtyre viteve nuk kemi arritur të kemi atë që është menduar që të jenë Qendra Kombëtare, mirëpo janë shkollat dhe qendrat më të mira që janë deri tani. Në çdo hap GIZ e kemi pasur edhe planin strategjik që e kemi hartuar së bashku, por edhe me donatorë tjerë. Po ashtu, pajisja, plan-programet që janë njohur është e vërtetë se në Kosovë nuk kemi mjaftueshëm kushte që t’u ofrojmë kandidatëve apo nxënësve tanë, fëmijëve tanë“, është shprehur Mjeku.
Operatori austriak i kinemave, Cineplexx, ka njoftuar se hapja zyrtare e kinemasë së dytë me 5 salla në Prizren do të bëhet me 30 tetor
Udhëheqësi i njërit nga projekteve të organizatës gjermane, Klaus Bader Labarre, ka thënë se GIZ-i, përmes projekteve të veta ka parë vullnetin e sektorit privat për të qenë aktiv në arsimin dhe aftësimin profesional te të rinjtë.
Sipas tij, përmes projektit “Rinia” janë trajnuar 200 persona prej 20 kompanive të ndryshme. “Si projekt i GIZ-it, shohim një ndryshim të qartë në sjelljen e vullnetit të sektorit privat për të marrë rolin aktiv në arsimin dhe aftësimin profesional. Më shumë se 200 trajnerë prej 20 kompanive të ndryshme që janë fuqishëm duke e mbështetur këtë aspekt. Arsimi dhe aftësimi profesional janë shkalla e dytë duke neglizhuar potencialin e madh të të rinjve”, u shpreh ai.
Aktiviteti për trajnimin e 200 personave u organizua nga Projekti “Rinia, punësimi dhe aftësimi profesional” përmes organizatës gjermane GIZ në emër të Qeverisë gjermane në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. /KP/