200 thasë mbeturina largohen nga Lumi Erenik
27 maj 2018
| 12:51
Mbi 100 vullnetarë kanë pastruar Lumin Erenik, nga ku janë larguar 200 thasë me mbeturina.
Aksioni i organizuar nga “Let’s Do It Kosova”, që zgjati për disa orë është zhvilluar tek ura që e lidh lagjen “Blloku i Ri” me fshatin Moglicë.
Aksionit iu bashkuan edhe disa vullnetarë nga “Ta Pastrojmë Shqipërinë”, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.