“2000 vende pune”: Kurti prezenton zyrën e punësimit në veri të Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka hapur nëj zyre të punësimit në komunën e Leposaviqit, e cila parasheh punësimin deri të 2 mijë personave në katër komunat veriore.
Lidhur me këtë kryeministri Kurti ka njoftuar përmes një postimi në X.
“Në komunën me shumicë serbe të Leposaviqit, ministri serb Rashiq dhe ministri Murati njoftuan për masën më të re të punësimit të Qeverisë sonë, e cila do mbeshtes deri në 2000 vende pune për banorët e 4 komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës”, shkruan kryeministri në X.
In the Serb-majority municipality of Leposavic, 🇽🇰 Serb Minister Rasic and 🇽🇰 Albanian Minister Murati announced our Govt's newest employment measure, to support up to 2,000 jobs for residents of 4 Serb-majority municipalities in the north of Kosova. More: https://t.co/NQbSwOBo2G
— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2024