2018-a, viti i sprovës për Shqipërinë
Është një mesazh të cilin Brukseli e ka përcjellë qartë kohët e fundit përmes disa zyrtarëve të ndryshëm. 2018-a duhet konsideruar një vit kyç për Shqipërinë dhe arsyet janë disa. Vendi është shumë pranë hajes së negociatave të anëtarësimit në muajt në vijim, do të jenë vendimtare për rrugën drejt BE-së.
Tabloja do të përvijohet më qartë në muajin prill kur Komisioni Evropian të paraqesë progres-raportin për Shqipërinë. Derisa pritet për tu parë se çfarë do të ndodhë më pas, komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn ka ndarë me shqiptarët optimizmin se vlerësimet do të jenë pozitive dhe u ka kujtuar se nuk ka pasur feedback negativ nga asnjë prej vendeve anëtare të bllokut.
Përpos kësaj, komisioni nxjerr muajin e ardhshëm strategjinë e tij të zgjerimit- dokument ky me një vizion të qartë për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë sigurisht edhe Shqipërinë. Pa harruar me tej se Brukseli e mirëpriti ngritjen e institucioneve të vetingut dhe i mëshoi rëndësisë që ka suksesi i tyre, si hap përpara drejt implementimit të reformës së drejtësisë në vend. (TCh)