2023-a, vit i reformave në transportin publik në Prishtinë

17 tetor 2022 | 14:51

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu është takuar me përfaqësues të operatorëve privatë që ofrojnë shërbim të transportit me autobusë në linjat qendrore dhe periferike, përfaqësues të Trafikut Urban në Prishtinë dhe partnerët nga BERZh-i, për të prezantuar dhe diskutuar planin e veprimit për reformimin e transportit publik.

Ajo në përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të ketë reforma në transportin publik në kryeqytet.

Sipas saj, mbështetja e të gjithë operatorëve është e domosdoshme për reformë të mirëfilltë.

Sahatçiu ka bërë me dije se nga viti i ardhshëm qytetarët do të kenë mundësi ta paguajnë trafikun urban përmes SMS dhe CR Code.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vjen rrugës së zakonshme, bashkë me ëndrrën e saj…