2023-shi, viti më i nxehtë në histori

06 dhjetor 2023 | 08:23

2023 do të jetë viti më i nxehtë në histori. Kjo është bërë e ditur nga Copernicus, shërbimi evropian i monitorimit të klimës.

Muaji nëntor ishte muaji i gjashtë radhazi që thyen rekorde: me një temperaturë mesatare ditore prej 14.22 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e vitit 2020 me 0.32 gradë.

“Viti 2023 tani ka gjashtë muaj dhe dy sezone që thyejnë rekord. Ky nëntor i jashtëzakonshëm do të thotë se 2023 do të jetë viti më i ngrohtë në histori”, tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtoresha e shërbimit.

Për më tepër, midis janarit dhe nëntorit, temperatura mesatare ishte 1.46 gradë mbi mesataret e regjistruara në periudhën para-industriale dhe 0.13 gradë mbi rekordin e 2016-ës, viti që mbante rekordin deri më tani, raportoi instituti me bazë në Bon.

Raporti i ri i Copernicus vjen ndërsa përfaqësuesit në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Dubai përgatiten të mbyllin javën e tyre të parë të bisedimeve me përparim të moderuar për disa çështje në COP28.

Sesionet e së mërkurës do të fokusohen në transportin, sektori i dytë kryesor për emetimet e dioksidit të karbonit me panele për ndërtimin e infrastrukturës së karikimit të automjeteve elektrike dhe dekarbonizimin e transportit urban të mallrave.

Pavarësisht rritjes së shpejtë të automjeteve elektrike në disa vende, nafta ende përbën gati 91% të energjisë së përdorur në sektorin e transportit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Është një sektor që përfshin industri të vështira për t’u dekarbonizuar si aviacioni dhe transporti detar, ku ulja e emetimeve do të kërkojë rritje të mëdha në prodhimin e karburantit të qëndrueshëm të aviacionit, për avionët dhe lëndë djegëse alternative si hidrogjeni për anijet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…