203 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente

08 prill 2022 | 14:41

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë me dije se 203 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit.

Prej tyre, 50 pacientë janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 30 janë mjekuar në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik dhe 74 të tjerë kanë marrë shërbime mjekësore në Dhomën e Shërbimit Internistik.

Për 24 orë, po ashtu, janë kryer 39 vizita ortopedike dhe është ofruar tretman mjekësor edhe për 10 të lënduar në aksidente komunikacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori pylltarisë i cili është në kuadër të Drejtorisë së…