203 raste emergjente
06 shkurt 2019
| 08:35
203 raste ka pasur në 24 orët e fundit në Klinikën Emergjente në QKUK.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 34 ishin në dhomën e kujdesit të avancuar emergjent, raporton “Epoka e re”.
Kishte 49 vizita emergjente kirurgjike, 75 raste internistike dhe 31 raste që konsultuan dhe morën shërbime nga orotpedi.
Në dhomën e intervenimeve të vogla kirurgjike kishte 14 raste, kurse 12 raste kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.
69 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në emergjencën pediatrike
Në Emergjencën e Klinikës së Pediatrisë në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 69 fëmijë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërkaq në ambulantën specialistike ka pasur gjithsej 75 raste, prej tyre 14 janë pranuar për trajtim të mëtejmë.