203 raste të reja me Covid
22 gusht 2022
| 12:04
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 632 testime janë konfirmuar 203 raste pozitive me Covid dhe në këtë periudhë kohore nuk ka pasur të vdekur nga ky virus.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 393 persona, ndërkaq raste aktive me Covid janë 3195.