Malisheva arrin fitore të madhe në Gjakovë
Skuadra e Malishevës ka arritur që në udhëtim të realizoj fitoren e 4-të në këtë edicion. Ishin dy gola pjesën e dytë që e vulosen fituesin e ndeshjes Vëllaznimi-Malisheva.
Fillimisht ishte Caner Gzimi me një eurogol nga goditja dënimit, pastaj ishte Nasuf Ibrahimi i cili në minutën 69 me një aksion individual, ata që i siguruan skuadrës nga Malisheva një fitore të madhe në Gjakovë.
Pas kësaj fitore Malisheva është e dyta në tabelë, kurse e para është Istogu që të shtunën e mposhti Besën e Pejës.
LIGA E PARË
Trepça – 2 Korriku 2-0
Onix – Drenasi 0-0
Ulpiana – Ramiz Sadiku 0-2
Vëllaznimi – Malisheva 0-2
Dardana – Vllaznia 2-0
Arbëria – KEK-u 3-1
Istogu – Besa 1-0
Liria – Vitia 5-0
/Epoka e re/