207 raste aktive me Covid në Kosovë
07 mars 2023
| 12:45
Në Kosovë vazhdon të jetë ende i pranishëm Covid-19.
Si rrjedhojë gjatë 24-orëve të fundit në vend janë konfirmuar edhe 33 raste pozitive me Covid nga 123 testime të kryera.
E edhe në spitalet kosovare vazhdon të ketë hospotalizime me pacientë të prekur me këtë sëmundje. Në 24-orët e fundit janë shtrirë 10 persona.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në vendin tonë janë edhe 207 raste aktive me Covid.