Pas tërmeteve, Qeveria Rama vendos sigurim të detyrueshëm 10 vjeçar për ndërtuesit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar sot se qeveria ka marrë vendim me ndikim afatgjatë, parashikon masat detyruese për ndërtuesit për zhvilluesit, investitorët për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10 vjeçar me blerësit e apartamenteve, kontrata mbulon dëmet ndaj të tretëve që rrjedhin ku për shkak të tërrenit apo defektit në ndërtim ndërtimi shembet -pjesërisht ose tërësisht apo paraqet rrezik shembje.
Sipas Kryeministrit, goditja qe ishte e konsiderueshme s’ka dhënë impakt në godinat e reja, kemi pasur dyshimin e fortë se në gjithë këtë zhvillim të 30 viteve edhe për shkak të shumë abuzimeve, e shkeljeve në lejet e ndërtimit do kishin një vunerabilitet të konsiderueshëm, për fat të mirë godinat kanë kaluar një test me sukses.
Në fakt sigurimi i detyrueshëm i ndërtesave është parashikuar sipas neneve 42 dhe 47 të Ligjit Nr. 107/2014, datë 31/07/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar por mbetet e paqartë se pse nuk ishte miratuar VKM përkatëse prej më shumë se 5 vitesh kur ka hyrë në fuqi ligji, shkruan “monitor.al”.
Tërmetet e fundit duket se kanë “shkundur” edhe qeverinë që e ka miratuar në mbledhjen e sotme këtë VKM sipas së cilës ndërtuesi përpara dorëzimit të lejes së ndërtimit duhet të kryejë dhe dorëzojë kontratën e sigurimit të detyrueshëm për mbulimin e përgjegjësive civile dhe profesionale që rrjedhin nga gabime dhe neglizhenca që cojnë në mosrespektimin e legjislacionit dhe dokumenteve të planifikimit në fuqi, në zbatim të nenit 47 pika 2 të Ligjit Nr.107/2014 date 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”.
Sigurimi ndërtesave zë një pjesë të vogël të industrisë së sigurimeve në Shqipëri dhe zbatohet kryesisht në rastet e vendosjes së tyre si kolateral për kredi nga bankat ose në rastet e bizneseve të rrezikuara nga përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore si zjarret dhe tërmetet.