Sot zhvillohen katër ndeshje në Superligën e hendbollit
Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen sot (e shtunë).
Ndeshja e parë luhet në Pejë në mes të Besa Famgas dhe Dritës së Gjilanit nga ora 15:00. Skuadra pejane nuk pritet të ketë telashe për t’i arkëtuar dy pikë të reja. Nga ora 17:00 zhvillohet takimi Prishtina – Vëllaznimi, kurse skuadra prishtinase është favorite. Dy ndeshje të tjera luhen nga ora 19:00 dhe pritet të ketë rivalitet më të madh.
Vushtrria e pret Drenicën, kurse Llapi takohet në Podujevë me Prizrenin. Ndeshja në mes të Kastriotit dhe Trepçës luhet më 9 apo 10 tetor për shkak të ndeshjeve evropiane të Kastriotit. Në Ligën e Parë të meshkujve ndeshjet e javës së dytë janë: Samadrexha – Deçani, KEK-u – Rahoveci, Zhegra – Lepenci, Vjosa – Ulpiana.