Më 21 maj dezinsektohen zonat endemike në Turjakë të Malishevës
18 maj 2018
| 16:35
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Malishevës ka informuar banorët e fshatit Turjakë se më 21 maj do të bëhet dezinsiktimi selektiv i zonave endemike në këtë komunë.
“Spërkatja e hapësirave publike do të bëhet duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 12:00. Dezinsektimi do të bëhet më 21 maj në fshatin Turjakë. Të gjithë banorët e zonave ku do të bëhet dezinsektimi janë të obliguar t’i marrin masat e duhura preventive”, është thënë në njoftimin e komunës së Malishevës.