21 mijë e 668 raste aktive me Covid në Kosovë
26 janar 2022
| 08:21
Në Kosovë aktualisht janë 21 mijë e 668 raste aktive me Covid-19.
Në 24 orët e kaluara kanë humbur betejën me Covid dy qytetarë ndërkaq nga 11 mijë e 144 testime të bëra, dy mijë e 707 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 726.
Në këto 24 orë janë dhënë edhe gjashtë mijë e 492 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.
Deri më sot 802 mijë e 301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë e janë dhënë 44 mijë e 143 doza përforcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.