21 raste të reja me Covid 19 në Greqi
17 mars 2020
| 11:36
Në Greqi janë konfirmuar 21 raste të reja me Covid 19, duke e çuar kështu në 352 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Njoftimi u dha nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras. Ai foli për rritje eksponenciale, e cila mund të marrë dimensione të pakontrollueshme nëse masat dështojnë dhe ne nuk demonstrohet përgjegjshmëria e kërkuar. “Qeveria ka shtrirë masën e pezullimit në pjesë të tjera të sektorit parësor që nga e mërkura. Farmacitë, supermarketet, gjithçka që lidhet me zinxhirin e furnizimit, stacionet e shërbimit, si dhe institucionet financiare dhe shërbimet e tjera, janë të përjashtuara. Tregtia elektronike vazhdon të funksionojë normalisht”, tha ai.