21 raste të reja me Covid dhe 5 mijë e 751 të vaksinuar
02 nëntor 2021
| 15:01
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 21 raste pozitive me Covid-19.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë 751 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 568 983 doza të vaksinës. Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 370. Në total numri i rasteve aktive është 441”, ka njoftuar MSh-ja.