21 shqiptarë do garojnë në zgjedhjet lokale të Italisë

20 prill 2019 | 21:16

Jo vetëm në Belgjikë e Zvicër, por shqiptarët vijojnë të bëhen aktivë në jetën politike edhe në vendet e tjera. Shqiptaret Eva Meksi dhe Uljana Gazidede kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë.

Këto zgjedhje do të mbahen me 26 maj në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane. Nga veriu në jug, janë në listat e ndryshme politike edhe 19 kandidatë të tjerë shqiptarë.

Eva Meksi u vendos në Bari 28 vjet më parë, ajo është e njohur në komunitet si kineaste dhe përkthyese, ka vendosur të garojë për të kontribuar në qytetin që e priti dhe e ndihmoi tri dekada më parë, raporton “BW”.

Ndërsa Uljana Gazidede, avokate në profesion është e specializuar në të drejtën e emigracionit dhe ka ndjekur çështje të ndryshme të emigrantëve në Itali.

Kandidatët shqiptarë:

Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja, Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj, Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi, Adela Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se…