21 të vrarë nga një sulm me bombë afër një banke në Afganistan
Të paktën 21 persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në qytetin afgan të Kandaharit, ka thënë një mjek në spitalin rajonal për “BBC”-në.
Qeveria e talibanëve ka vendosur në tre numrin e viktimave. Policia ka thënë se disa të tjerë janë plagosur.
Talibanët kanë thënë se sulmi vetëvrasës ndodhi rreth orës 08:00 në një bankë të vendosur në qendër të qytetit.
Asnjë grup nuk ka thënë ende se ka kryer sulmin, i cili duket të jetë më i madhi në Afganistan këtë vit.
Shpërthimi ka ndodhur në një degë ku punonjësit e qeverisë afgane ishin në radhë për t’i marrë pagat e tyre.
Të vdekurit dhe rreth 50 të plagosur janë dërguar në spitalin Mirwais, më i madhi në rajon, ka thënë një mjek nga spitali në kushte anonimiteti.
Kandahari është selia e pushtetit të talebanëve, baza e komandantit të tyre suprem.
Ndërsa situata e përgjithshme e sigurisë në Afganistan është përmirësuar që kur talibanët kanë fituar kontrollin e plotë me tërheqjen e plotë të trupave të huaja në vitin 2021, vazhdojnë të ketë dhjetëra bomba dhe sulme vetëvrasëse në vend çdo vit.
Shumë prej tyre kanë shënjestruar pakicën etnike Hazara të Afganistanit dhe janë pretenduar nga Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, ose ISKP, dega rajonale e të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik, një rival kryesor i talebanëve, shkruan “BBC”.