21 vjet ankth
(Masakra e Belegut 29 mars 1999)
Shkruan: Endrit BINAKAJ
Ishte fundi i marsit të vitit 1999, kur Kosova po përjetontengjarjet më të tmerrshme që i kishin ndodhur njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore.
Bota e civilizuar tashmë po shkelte në Mileniumin e Ri, njëetapë që po hapte varre të reja në Ballkan, regjion gjeografikishtdhe historikisht arenë luftimi i fuqive dhe perandorive të mëdhatë kohës.
Si një fëmijë i lindur i viteve 90’ kisha fatin e keq dhe ndoshtaedhe të “mirë” të përjetoja këtë katrahurë luftrash, torturash e vrasjesh. Fati i keq i çdo fëmije të lindur në këtë përiudhë ështëse askush nuk e dëshiron një luftë apo masakër t’i regjistrohet nëshirtitin e memories për gjithë jetën, e për fatin e mirë, kështukushtimisht ta quaj, ngase secili nga ne tashmë brezave që vijnëdo ua transmetojmë vlerën e lirisë, ajo mund të lexohet vetëm sifjalë por kurrë nuk mund ta ndjesh nga brenda konceptin liri, pa qenë, i vrarë, i masakruar i robëruar dhe i torturuar.
E hëna e 29 marsit 1999 (atëbotë isha vetëm 9 vjeçar), do jetojëpërjetësisht në memorien dhe qënien time dhe familjarëve të mi dhe gjithë atyre që kishin përjetuar këtë ferr të vërtetë në Beleg, vendin tim të lindjes.
Ishte një ofensivë e pa mëshirë e njësiteve çetnike dheparamilitare serbe, nuk po kursenin asgjë që iu dilte përpara. Ishin futur brenda shtëpive në pjesën e poshtme të fshatit Beleg,ku ekzekutuan para familjarëve Naim Vishaj, Daut Aliçkaj dheNezir Vishaj.
Kjo torturë vrasjesh zgjati gjatë gjithë ditës dhe natës së 29 marsit, për të vazhduar edhe më 30 mars 1999, ditën kur edhepërfundimisht ishin ndaluar nga forcat serbe 46 burra për tuekzektuar më pas, jo vetëm banorë të fshatit Beleg por dhe tëfshatrave tjera përreth që lufta i kishte zënë aty atë ditë marsi.
Ishte momenti i fundit kur fëmijët po i shikonin fytyrat e baballarëve të tyre, çast i trishtueshëm kur nënat po merrninmallin më veti për bijtë e tyre që nuk do i takonin më kurrë. Momente prekëse që i kisha përjetuar si fëmijë, është shumë e vështirë të gjesh ndonjë përshkrim adekuat të asaj ndjesije, e dhimbshme, e tmerrshme sa që edhe lotët ishin shterrur e zërikishte ndërruar tonalitetin, nuk mund as të bërtisje.
Ky është një përshkrim i vogël i atij skenari të tmerrshëm tëMasakrës së Belegut, e cila llogaritet si njëra nga krimet më tëllahtarshme të regjimit serb në luftën e fundit në Kosovë.
Nga 46 të ekzekutuarit në këtë masakër deri më tani janëidentifikuar vetëm 12 trupa, ndërsa pjesa dërmuese, pra 34 mbesin ende të zhdukur. Ndonëse dihen autorët e krimit të cilët ikam dokumentuar në dy librat e mi për këtë masakrër, përsëridrejtësia vendore e sidomos ajo ndërkombëtare nuk ka bërëasgjë në zbardhjen dhe dënimin e merituar për autorët e këtijkrimi makabër.
Dëshmitarët e Masakrës së Belegut, disa herë i kanë deponuardëshmitë dhe faktet e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare tëDrejtësisë në Hagë, por ende nuk ka ndonjë proces gjyqësor ndajkriminelëve që vranë, masakruan dhe torturuan banorët e fshatitBeleg.
Sot, 21 vjet nga momenti i ndodhjes së Masakrës së Belegut, familjarët, të afërmit e të ekzekutuarve në Beleg mbesin me ankth, në pritje të ndonjë lajmi për trupat e tyre, varret kanëmbetur të hapura, me epitafe të shkruara, por mungojnë njëgrusht eshtra. Kaq kërkojnë familjarët e tyre, që sadopak t’iuzbutet dhimbja, si një vend për ti qajtur, se per ti vajtuar ata nuke meritojnë, janë martirë të kësaj toke të lirë.
Aktualisht në të gjithë vendin janë të zhdukur mbi 1600 persona, shteti serb e di saktë vendndodhjen e tyre, andaj duke qenë se jemi në prag të një marrëveshje me shtetin armik, si një imbijetuar i masakrës dhe si qytetar i kësaj Republike, bëj apeldhe thirrje në emër të gjithë familjarëve që ti bëhet presionSerbisë për kthimin e të gjitha eshtrave të personave të zhdukurnë Kosovë.
Të mos ketë asnjë lloj marrëveshje me shtetin serb pa u zgjidhurnjëherë e përgjithmonë fati i të zhdukurve në luftën e fundit nëKosovë
Familjarët e të rënëve jo vetëm në Beleg por edhe në nivel tëKosovës, asnjëhërë nuk do te jenë të qetë përderisa kriminelëtnuk e marrin dënimin e merituar.
Ankthin ata e kanë bërë pjesë të jetës, tash e 21 vjet.
Ky ankth shpresoj të mos vazhdoj në pafundësi.
Të rënët në Masakrën e Belegut
Në masakrën e Belegut janë vrarë 46 civilë shqiptarë. Deri mëtani, kur kanë kaluar plotë dy dekada nga momenti i këtij aktibarbar i kryer nga forcat paramilitare serbe, janë të identifikuarkëta persona:
Ende nuk dihet se KU JANË:
(I mbijetuar i Masakrës së Belegut, autor i dy librave për masakrën)