21 vjet më parë u liruan të burgosurit e fundit politikë shqiptarë nga burgjet Serbe, Nait Hasani: Lirimi erdhi si rezultat i luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës

27 mars 2023 | 14:08

Nait Hasani dhe shumë të burgosur tjerë shqiptar të cilët ishin të dënuar me mbi 10 vjet burg kishin mbetur të fundit për tu liruar nga burgjet serbe.

Naiti me shokë ishin liruar me datën 27 mars të vitit 2002, dhe ishin sjellë nga burgjet e Serbisë në burgun e Dubravës, pikërisht në vendin kur policia, ushtria e gardianët serb kishin kryer masakrën më të madhe ndaj të burgosurve shqiptar gjatë periudhës 19-24 maj të vitit 1999.

“Lirimi jonë nga burgjet Serbe, erdhi si rezultat i luftës sonë të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë. Liria ka çmimin e shtrenjtë, i ka rrënjët në gjak!”, ka shkruar ndër tjera Nait Hasani në llogarinë e vet në “Facebook” në përvjetorin e 21-të, të lirimit të tij nga burgu.

Postimi i plotë i Hasanit:

27 Mars 2002-(Rilindja jonë)

21 vjet më parë, u liruam të burgosurit e fundit politikë nga burgjet Serbe.

Pasi kaluam tmerret nëpër burgjet Serbe, dhunën çnjerëzore si të inkuizicionit mesjetar, torturën  gjakpirëse fizike e psikike, vrasjet e  masakrën në burgun e Dubravës, ashtu si në Mathausen e Aushvic, djegiet e helmimet në burgje dhe marrja peng e të burgosurve nga Kosova në Serbi nga shteti Serb, si hakmarrje e ndaj familjeve tona e shtetit tonë të çliruar, si shenjë e humbjes së Kosovës me luftë, njëherë e përgjithmonë.

Lirimi jonë nga burgjet Serbe, erdhi si rezultat i luftës sonë të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë.

Liria ka çmimin e shtrenjtë, i ka rrënjët në gjak!

Lavdi gjithë të rënëve nëpër burgje për liri!

Lavdi UÇK-së!

Lavdi dëshmorëve të Kombit!

May be an image of 9 people, people standing and outdoors

May be an image of 2 people and text that says 'приштина'

May be an image of 1 person and text

May be an image of 1 person and standing

May be an image of 5 people, people standing and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte fillon seria finale e “play-off”-it në Ligën e Parë…