21 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit
28 shkurt 2019
| 10:41
Sot janë bërë 21 vite nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit.
Në këto fshatra të Drenicës, më saktësisht tek vendi i quajtur “të gjashtë lisat” është zhvilluar luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Forcat e Serbisë kishin rrethuar të dy fshatrat ku patën ekzekutuar 24 civilë të pafajshëm, nga luftimet mbetën të vrarë edhe disa policë serbë.
Më 28 shkurt të viti 1998 në Likoshan e Çirez janë vrarë edhe 4 ushtarë.
Në familjen Ahmeti serbët patën vrarë 10 persona, ndërsa më 5 mars ushtria dhe policia serbe kishte rrethuar familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ku familja Jashari pati rezistuar për tri ditë dhe tri net në luftimet kundër armikut.