21 vjet nga masakra e Qyshkut

14 maj 2020 | 08:22

Sot u mbushën 21 vjet që nga masakra e Qyshkut, në të cilën forcat kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 meshkuj.

Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm një nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë e që ka kryer policia dhe ushtria serbe në popullatën shqiptare.

Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar, i ashtuquajtur “Çakallët”, janë arrestuar dhe dënuar në Beograd për kryerjen e kësaj masakre.

Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë, policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete, kanë vrarë të paktën 44 civilë në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur. Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar 100…