21 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, Abdixhiku nderon ish-veprimtarin e LDK-së

23 nëntor 2021 | 15:40

Në 21-vjetorin e vrasjes së atdhetarit dhe veprimtarit të LDK-së, Xhemail Mustafa, kryetari i i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe tek varri i tij.

Me këtë rast, Abdixhiku ka thënë se Mustafa ka qenë një ndër figurat kryesore politike gjatë viteve të ’90-ta

“Xhemail Mustafa është një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90’,  personalitetet i afërt dhe mik i ngushtë me Presidentin Rugova, ai ishte prijatar i shumë proceseve në kohët më të vështira për Kosovën. Opusi i tij jetësor e krijues shtrihet në shumë dimensione. Si shkrimtar, atdhetar e publicist, ai bashkë me intelektualët e kohës themeluan LDK-në, me të vetmin qëllim: lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Xhemail Mustafa, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ai për asnjë çast nuk e ndaloj aktivitetin e tij për të mirën e përbashkët, idealin dhe sakrificën sublime për vendin”.

Në kohën kur ideali i lirisë ishte arritur, Xhemail Mustafës iu ndal rruga në gjysmë – në hyrje të banesës së tij, ai u vra gjakftohtësisht më  23 nëntor të vitit 2000. Vrasja e tij ishte një goditje e madhe jo vetëm për LDK-në por edhe për Kosovën. Sot, edhe pas 21 vitesh, vrasja e tij mbetet e pazbuluar, për familjen, LDK-në dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, ndaj dhe dhimbja bëhet edhe më e madhe çdoherë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës!”, ka thënë Abdixhiku.

May be an image of 5 people, people standing and outdoorsMay be an image of 11 people, people standing and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ANP ‘Adem Jashari’ ka shprehur gatishmërinë qё tё pёrkrahё vaksinimin…