21 vjet nga vrasja, politika nderon Azem Hajdarin

12 shtator 2019 | 10:52

Në 12 shtator të vitit 1998, u vra në Tiranë deputeti 35-vjeçar, Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. E sot 21 vite më pas, në nderim të tij figura të shumta të politikës do mblidhen.

Kështu presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, do të vendosë sot, në orën 09:15, një kurorë me lule tek memoriali i tij.

Ndërsa në orën 9:00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish-deputetit Azem Hajdari, (Varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.

Bashkëlidhur agjenda e aktivitetit të ditës së nesërme për përkujtimin e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

CEREMONIA E PËRKUJTIMIT TË HEROIT TË DEMOKRACISË AZEM HAJDARIT:

10:00 CEREMONIA PËRKUJTIMORE PRANË MEMORIALIT

10:30 – Deklaratë e Kryetarit Basha për mediat në përfundim të ceremonisë

10:45 – VARREZAT E DËSHMORËVE

11:15 – 12.00 VIZITË NË FAMILJE

Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës. Hajdari është nderuar me një sërë medaljesh presidenciale. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj./TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq fillon sot vizitën e tij…