
21 vjet pa veprimtarin Ismail Kelmendi
Sot janë bërë 21 vjet që kur iku nga kjo botë veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Ismail Kelmendi. Ismaili lind me 13 prill të vitit 1949 në fshatin Ruhot të Komunës së Pejës.
Ismail Kelmendi shkollën fillore e kreu në Trestenik, të mesmen në Pejë kurse përfundoi në vitin 1979 Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Puna e parë e tij ishte mësues në Shkollën Fillore “Rilindja” në Qifllak, në paralelen e ndarë në fshatin Llapqevë të Malishevës (1974-1975). Ismail Kelmendi la gjurmë në veprimtarin prej profesori të lëndëve ekonomike edhe në Prishtinë dhe Zveqan të Mitrovicës.
Përveç në rrugën e dijës, një kontribut i Ismail Kelmendit ishte edhe ai në pajtime të gjaqeve në Rrafshin e Dukagjinit. Shtëpia e Ismail Kelmendit ishte bastisur disa herë, kurse ai ishte rrahur nga policia serbe në vitet e 90-ta për shkak të aktiviteteve të tij në çështjen kombëtare, nuk mungoi edhe presioni i madh që Ismaili të ndalë aktivitetin, por kjo nuk e frikësoi aspak, përkundër e bëri edhe më të fortë. I arrestuar ishte edhe në kohën e referendumit për Pavarësinë e Kosovës.
Kontribut të madh Kelmendi (1980-1990) ka dhënë një kontribut të madh edhe në Odën Ekonomike të Kosovës. Më pas si shumë shqiptarë të tjerë edhe Ismail Kelmendi është larguar nga puna. Kontribut Ismail nuk la pa dhënë edhe gjatë kohës së luftës duke ndihmuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e strehuara në fashat, por edhe si pjesë e organizimit të vetëmbrojtës, duke bërë roje natën, pra duke mbrojtur familjet që ishin të strehuara në Ruhot deri në momentin e shpërnguljes se popullatës për në Shqipëri. Me pas veprimtari edukuesem Ismaili jepi edhe për fëmijët e Kosovës që ishin strehuar në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Fierit.
Pas luftës ai ishte i angazhuar në Odën Ekonomike të Kosovës. Derisa nga viti 2001 deri në vitin 2004 ishte drejtor për Zhvillim Ekonomik në Pejë (deri në momentin e vdekjes). Poashtu ishte edhe kryetar i Shoqatës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) – Dega në Pejë.
Ismail Kelmendi ishte edhe veprimtar politik, duke vepruar nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovë e deri në momentin e vdekjes. Ismalji u largua nga kjo botë, duke lënë një karrierë të pasur intelektuale dhe kombëtare, kurse ai vazhdon të jetë frymëzim për gjeneratat e reja se si do të duhet atdheu dhe si duhet të punohet për atdhe.