21 vjet që nga masakra në burgun e Dubravës
19 maj 2020
| 09:22
21 vjet më parë në burgun e Dubravës është kryer një nga masakrat më të mëdha kundër shqiptarëve të Kosovës nga ana e regjimit të kriminelit Sllobodan Millosheviqit.
Masakra e burgut të Dubravës është kryer nga 19 deri më 24 maj 1999, në të cilën janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.
Brenda burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të vrarëve në këtë masakër që konsiderohet si një nga më të mëdhatë e regjimit serb kryer ndaj shqiptarëve.
Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.