21-vjetori i Epopesë së Dukagjinit
24 mars 2019
| 08:44
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, me rastin e 21-vjetorit e fillimit të luftës në Dukagjin, sot organizojnë manifestimin shtetëror Epopeja e UÇK-së në Dukagjin.
Sot, duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një tubim përkujtimor në Gllogjan.
Në kuadër të manifestimit, do të mbahen edhe aktivitete sportive në shah, boks, futboll dhe aktivitete të tjera në kujtim të luftës çlirimtare, e njëherit do të përkujtohet edhe 20-vjetori i fillimit të ndërhyrjes së NATO-s.
/Epoka e re/