21-vjetori i intervenimit të NATO-s, Pacolli: Akt i jashtëzakonshëm dhe unik i humanizmit

24 mars 2020 | 13:59

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s, duke e  cilësuar si një ngjarje të madhe historike.

Ai ka thënë se ky intervenim kishte hapur rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

“24 marsi i vitit 1999, ishte një akt i jashtëzakonshëm dhe unik i humanizmit. Ndërtimi i një shoqërie që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi i ynë më i madh për ShBA-në, për Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe shtetet tjera që e mbështetën misionin e NATO-s drejtpërdrejti si dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë, të cilët përkrahën Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë vite më parë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se populli i Kosovës është dhe do të mbetet mirënjohës përjetësisht ndaj NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të moshuarit në azilin e Spanjës gjenden të vdekur pasi…