211 pacientë me Covid po trajtohen në spitale, 4 në gjendje të rënduar
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka bërë me dije 211 pacientë me Covid janë duke i trajtuar në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Në raportin e punës për datën 24 maj 2021, ShSKUK ka treguar se katër prej tyre janë në gjendje të renduar, kurse 146 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Raporti i plotë:
Në QKUK janë të shtrirë 124 pacientë:
4 pacientë janë në gjendje të rënduar
68 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
92 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 51 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 4 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 87 pacientë:
54 të konfirmuar pozitivë
54 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 27 pacientë
Spitali i Gjilanit, 21 pacientë
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë