214 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 214 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit të ShSKUK-së, në QKUK janë të shtrirë 96 pacientë, 57 prej tyre me Covid-19 pozitivë dhe 77 me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
214 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
147 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
139 me oksigjeno-terapi
5 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 96 pacientë të shtrirë, 57 prej tyre Covid-19 pozitivë, 77 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 55 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 112 pacientë, 90 prej tyre Covid-19 pozitivë, 62 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 19 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 48 pacientë
– Spitali i Pejës, 19 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 20 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë