217 raste, për 24 orë në Emergjencë
29 janar 2019
| 09:19
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u ofruan 217 shërbime mjekësore gjatë 24 orëve të fundit.
Mjekët trajtuan 32 pacientë në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent).
Në bazë të raportit të punës, kishte edhe 46 raste kirurgjike, 85 internistike dhe 47 ortopedike, raporton “Epoka e re”.
4persona kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndimet në aksidente trafiku.
Në reparte të ndryshme të QKUK-së, për trajtim të mëtutjeshëm, janë pranuar 25 persona.