219 të shëruar dhe 141 raste me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK-ja, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët privatë, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive me Covid.
Brenda 24 orëve janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes me Covid-19, duke e çuar në 416 numrin e të vdekurve nga ky virus.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.
Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 11. 686.
(F.D / Epoka e re)