22 kandidatë fillojnë rrugëtimin e tyre për t’u bërë kadetë të FSK-së

23 gusht 2024 | 14:08

Në kazermën “Adem Jashari”, 22 kandidatët e përzgjedhur kanë filluar rrugëtimin e tyre ushtarak për t’u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftimin e FSK-së është thënë se gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t’u bërë kadetë të ushtrisë kosovare.

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo vit shkollon gjenerata të reja të kadetëve të cilët pas katër vitesh studimi ushtarak në QSU dhe RIT, bëhen oficerë të FSK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…