22 maj 1999

22 maj 2022 | 21:23

Nga: Xhevat Xh Latifi

Kishte 17 orë që vaji i një fëmiu nuk po ndalej. Në tokën e askujt atdheu bëhet letër tranzit, duket plasmas që qullej nga shiu dhe lëkundej nga era! Doganierët me pushkë në krahë shajnë Zotin, nuk lejojnë të shpërndahet ujë!
Kronistët e kohës bëjnë të ditur se rreth 1 milion shqiptarë ishin deportuar jashtë Kosovës.
Ushtria Çlirimtare po sfidonte epokën e historisë, vdekja vinte nga të gjita anët!

***
Më 22 maj, forcat serbe të sigurisë rreshtuan afërsisht 1.000 të burgosur në oborrin e burgut të Dubravës dhe qëlluan mbi ta me snajperë, mitralozë dhe granata nga muret e burgut dhe kullat për roje.
Nga dëshmitë e dëshmitarëve, me detaje specifike për kohërat dhe vendndodhjet, forcat e qeverisë serbe me qëllim dhe pa nevojë vranë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh në burg, në mesin e tyre edhe Heroin Abdullah Tahirin, nga Gjilani.

***
Ukshin Hoti, në burgun e Dubravës, arrin tek fundi i dënimit të tij. Që atëherë nuk dihet gjë për të. Fati i tij ishte në duart e pushtetit serb.
Organizata mbi të drejtat e njerit Human Right Watch, shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 pët të bërë raportin…

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani është kampione e Seria A për sezonin 2021-22. Skuadra…