22 përqind e popullsisë në Amerikë është vaksinuar kundër Covid-19
18 mars 2021
| 09:57
Mbi 113 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 janë administruar në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve ka njoftuar se kjo përbënë 77 përqind të të githa vaksinave të shpërndara, transmeton “Klan Kosova”.
Në Amerikë deri më tani është një në tetë amerikanë që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Janë 22 përqind e popullsisë që kanë marrë këtë vaksinë – apo 74 milionë amerikanë, që kanë marrë njërën dozë, kurse 40 milionë, apo 12 përqind janë vaksinuar plotësisht.