22 policë të rënë në krye të detyrës nderohen me turnir sportiv
Sot në Pejë Sindikata e Policisë së Kosovës ka hapur turneun tradicional të lojërave sportive i cili organizohet në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të renë në kryerje të detyrës.
Në ketë event sportiv të organizuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës morën pjesë përfaqësues nga sindikatat e vendeve mike nga rajoni dhe më gjerë, përfaqësues nga Komuna e Pejës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe menaxhmenti policorë nga niveli qendror dhe ai lokal.
Sindikata e PK-së në shenjë falënderimi ndau mirënjohje për përfaqësuesit e Sindikatave nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe përfaqësuesit nga Kuvendi Komunal i Pejës.
Po ashtu, Sindikata e PK-së ndau një mirënjohje të veçantë për Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP) të cilët përmes zëvendës sekretarit të tyre, kishin adresuar një letër falënderimi për sindikatën e PK-së.
Gjatë këtij eventi sportiv, Sindikatës së Policisë së Kosovës, nga zëvendës sekretari i përgjithshëm i Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP), Marian Kicev, iu kumtua lajmi pozitiv se Sindikatës së PK-së u është pranuar kandidatura në anëtarësim të CESPA-së.