22 raste të reja me Covid dhe 135 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 22 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 20 persona.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës. Deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188. Në total numri i rasteve aktive është 499”, ka njoftuar MSh-ja.